ALEN, 23 VJEÇARI SHQIPTAR QË PUNON NË YAHOO! (Intervistë)

Kjo intervistë është publikuar me datë 7 Janar 2015 nga Alketa Halilaj (PR Manager në Startup Grind Tirana) në
revistën online Pa Fokus. Alen tashmë është 24 vjeç dhe punonjës si inxhinier software në kompaninë Google por
intervista është sjellë e pandryshuar për t’ju dhënë lexuesve idenë se si është të jesh pjesë e një kompanie si
Yahoo! dhe Silicon Valley.

Diçka mbi jetën e Alen Kubati, 23 vjeçari shqiptar që punon në kompaninë Yahoo!

“Mos kini frikë të eksploroni ide të reja, edhe pse keni limitime në Shqipëri. Ndiqni pasionin tuaj.
Vetëm me një kompjuter dhe me imagjinatë mund të ndryshoni botën.”

Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni apo lexoni fjalën “Yahoo”?
#teknologji, #internet, #inovacion, #kompanibotërore

Alen ishte një rast që nuk mund ta humbisja për ta intervistuar. Nuk e ke gjithmonë mundësinë të njohësh të rinj
kaq të suksesshëm si Alen, një 23 vjeçar me origjinë nga Tirana i cili po ndërton një karrierë të suksesshme në një
nga kompanitë më të mëdha në botë, Yahoo, në pozicionin e informaticienit. Ai është padyshim një nga historitë
më të bukura të suksesit të shqiptarëve që rastësisht iu dha mundësia të shkonin në Amerikë për një jetë më të mirë

Alen: Bashkë me familjen time u larguam nga Shqipëria kur unë isha në klasë të tetë. Në këtë kohë, ne fituam
llotarinë amerikane dhe bashkë me familjen time (babai, mami dhe motra), erdhëm në Amerikë. Në fillim erdhëm në
New Jersey sepse këtu jetonte xhaxhai. Gjimnazin e bëra në New Jersey ndërsa studimet e larta në Universitetin e
Pennsylvania.

10346895_892688090764722_228714776_n-335x447

Pse zgjodhe të studiosh Shkenca Kompjuterike?

Unë dola me rezultate të shkëlqyera në gjimnaz dhe pas mbarimit të tij fillova të aplikoj nëpër universitete ku fitova
një bursë të plotë në Universitetin e Pennsylvania-s. E kam patur pak të vështirë të zgjedh degën e universitetit pasi
kishte shumë degë që më interesonin, por gjithmonë kam patur interes për degët e matematikës dhe shkencave por
isha në dilemë për zgjedhjen e një dege të caktuar. Më në fund unë zgjodha Computer Science, si degë që kishte
edhe pjesën teorike edhe atë praktike, pra të dyja elementet. Më pëlqeu kjo degë sepse ishte e re dhe një degë
shkollimi që të kap imagjinatën. Po të dish të programosh mund të ndërtosh çfarëdo bote virtual që të kap
imagjinata. Shkenca kompjuterike ka të bëjë me imagjinatën dhe kreativitetin.

Me çfarë projekti po merresh aktualisht në Yahoo?

Aktualisht po merrem me një projekt të quajtur Gemini, një platformë nëpërmjet së cilës kompani të ndryshme mund
të krijojnë reklamat e tyre në faqet e Yahoo-së. Kompanitë e tjera i paguajnë një farë shumë të caktuar parash
Yahoo-së, çdo herë që një person klikon tek reklamat e tyre në faqet e Yahoo. Unë zakonisht punoj 9-10 orë në ditë
por orari mund të varioijë. Ka ditë që mund të punoj 8 orë, ka ditë që punoj edhe 12 orë. Nëse ka një problem me
programin, duhet të punojmë më shumë se orari i caktuar.

Si filloi eksperienca jote në Yahoo?

Unë tashmë kam gati 9 muaj që punoj për Yahoo. Përpara se të filloja punën tek Yahoo, unë bëra një praktikë pune
3 mujore në zyrat e Facebook, ku mu dha rasti të shoh nga afër themeluesin e kompanisë, Mark Zuckenberg. Kur
punësohesh në Yahoo, në fillim të marrin në një pozicion fiks për tre muaj dhe më pas nëse të pëlqen ai pozicion
mund të rrish aty, nëse jo ti mund të aplikosh për një pozicion tjetër dhe nëse je i kualifikuar për të, mund të ta
caktojnë punën që do. Në kompani mund të vendosësh të punosh në çfarë projekti të duash dhe idetë e tua merren
parasysh nëse je i sapo punësuar apo nëse ke vite të tëra punë. Ti mund të sugjerosh idetë e tua dhe kjo është një
mënyrë për të stimuluar idetë e reja.

Alen me motrën në kampusin e Yahoo!

10921780_892688094098055_807035782_n

Ti ke punuar në dy kompani prestigjioze si Facebook dhe Yahoo. Çfarë dallimesh ke vënë re
ndërmjet tyre, përveç profileve të ndryshme në shërbime?

Yahoo dhe Facebook  janë dy kompani shumë të ngjashme, kryesisht në lehtësirat që ofrojnë për punonjësit. Në
ambientet e kompanisë ka palestër ku punonjësit stërviten falas, të tre vaktet e ushqimit janë falas nga kompania,
kanë fusha ping-pongu dhe bilardoje gjithashtu.

Mbase ti mund të jesh i pari shqiptar që punon tek Yahoo (të paktën për moshën që ke)?

Nuk di të ketë patur shqiptarë që kanë punuar në Yahoo, por edhe nëse ka patur, kanë qenë shumë të paktë pasi
shumica e emigrantëve shqiptarë nuk ia arrijnë të vijnë në Sillicon Valley në California, por rrijnë afër New York.
Silicon Valley është një nga zonat më të shtrenjta në Amerikë. Si punonjës i Yahoo, unë paguhem $110.000
vit 
por duhet patur parasysh që këtu në Amerikë, rreth një e treta e rrogës shkon për taksa ndërsa qeraja e një
shtëpie në Silicon Valley është minimumi $1300 në muaj.

Unë gjithmonë kam qenë tip idealist dhe gjithmonë më ka shtyrë përpara vizioni i një bote më të mirë. Njerëzit
zakonisht humbasin kurajon kur ndodhen në një pozicion të keq dhe dorëzohen duke kërkuar ndihmë tek të tjerët,
por gjithmonë duhet të gjesh kurajon brenda vetes.

Po kohën e lirë si e kalon?

Gjatë ditëve të javës nuk kam shumë kohë të lirë. Pas punës shkoj në palestër dhe pastaj në shtëpi. Gjatë fundjavës
dal me shokët, lexoj libra ose vizitoj vende të bukura në California. California ka shumë vende të bukura natyrore.
Unë jam shumë i apasionuar pas natyrës sepse duke qenë se jam rritur në Tiranë ku nuk të zë syri një vend të
bukur natyror, tani më pëlqen shumë të shijoj natyrën.

A ke informacione mbi zhvillimet teknologjike në Shqipëri?

Të vetmet informacione i marr nga miku im Antonio i cili është gjithashtu informaticien në Tiranë. E di që
informaticienët e rinj nuk paguhen shumë në Shqipëri dhe e kuptoj shumë mirë stresin e tyre.

A ke dëshirë të kontribuosh për Shqipërinë në ndonjë farë mënyre?

Tani për tani do të vazhdoj të punoj këtu në Yahoo edhe për disa vite. Më vonë e kam ndërmend që të
kthehem në Shqipëri dhe të ndihmoj vendin tim të ecë përpara, por ky plan nuk është akoma i sigurtë.

Si mendon të kontribuosh ti në Shqipëri?

Ka dy mënyra se si mund të kontribuoj unë në Shqipëri por kjo do të ndodhë pasi të fitoj eksperiencë. Mundësia e
parë është që të vij në Shqipëri dhe të hap një kompani informatike atje kurse mënyra e dytë është që të bëhem
pedagog dhe të rris sado pak nivelin e mësimdhënies në degën e informatikës në Shqipëri, sepse me aq sa kam
dëgjuar, pedagogët lënë për të dëshiruar…por për momentin këto janë vetëm plane, nuk e di se sa do të realizohen.

A mendon se mund ta ndryshosh realitetin i vetëm?

Haha! Është e vështirë të thuhet, por kur e mendoj, në histori gjithmonë realiteti është ndryshuar nga një person i
vetëm me shumë vullnet kështu që besoj se ia vlen ta provoj.

Ndërsa shumica e të rinjve shqiptarë duan të ikin në vende të tjera, ti kërkon të kthehesh? Çfarë të shtyn
të kesh këtë dëshirë?

Besoj se një nga arsyet lidhet me patriotizmin kurse arsyeja tjetër është një premtim që i kam bërë vetes në vitet e
para në Amerikë kur isha akoma në vështirësitë e para… se do të bëja çmos që të zhduk padrejtësitë që më bënë
mua dhe sa e sa shqiptarëve të tjerë që u detyruan të iknin nga Shqipëria për një jetë më të mirë.

A je duke e jetuar Ëndrrën Amerikane Alen?

Besoj se po. Patëm shumë vështirësi kur emigruam. Në Shqipëri njerëzit e kanë zakon ta përshkruajnë Amerikën si
fushë me lule dhe mendojnë se sa të arrish këtu do t’i kesh gjërat gati, por realiteti është ndryshe. Vitet e para duhet
të punosh shumë që të përparosh.

Njerëzit që vijnë në Amerikë për të jetuar hasin shumë vështirësi, pasi nuk është aspak e lehtë të gjesh një punë.
Punët e para që gjetën prindërit e mi kur erdhëm të jetonim në New York ishin të nivelit të ulët dhe paguheshin
shumë pak. Asnjëherë nuk është e lehtë të ikësh nga vendi ku je rritur.

Fakti që jam këtu sot është pjesërisht fat por edhe sforcimi im. Unë nuk jam fetar por gjithmonë kam qenë i mendimit
se gjërat në jetë nuk ndodhin rastësisht dhe se ka një qëllim për to. Nuk e kam menduar kurrë se do të arrija kaq
shumë në këtë moshë dhe jam shumë i kënaqur për këto që kam. Po të më kishin thënë në klasë të 8-të se pas 9
vitesh do të isha një punonjës i Yahoo, nuk do ta kisha besuar asnjëherë.

FOTO nga zyrat e Yahoo! 

10921771_892689217431276_679419301_n-335x447       10893551_892689200764611_1534177615_n-335x447     10887893_892689204097944_564707267_n-335x447