Etika dhe morali në suksesin e një kompanie.

12346386_853344421446644_2919252623624896554_n 12341082_853344394779980_4734067220687334883_n 12304211_853345374779882_745483175836761632_o

Startup Grind Tirana.

I ftuar: Genci  Likoskëndaj.

Intervistues: Endri Mataj

Genci Likoskëndaj është lindur dhe rritur në qytetin e Fierit, në periudhën më të mirë që ka kaluar ai qytet, vitet ’80-’90 ku ai qytet ka qënë vërtet në dinamikë të plotë, si në fushën e arsimit, sporteve, kulturës, gjithashtu me diversitetin që ne kërkojmë ta kemi tek njerëzit. Prindërit e tij ishin nënpunës të mesëm, familja përbëhej nga katër fëmijë dhe që të gjithë të arsimuar. Ai thekson se origjina e tij është nga Vlora, tregon që këto rreth tridhjetë vitet e fundit ka jetuar në Tiranë, ku zhvilloi biznesin e tij në Tiranë duke qënë një sipërmarrës, bashkëshort dhe prind i lumtur. Në vitin 1993 ai themelon CCS (Computer and Copier Systems) duke e cilësuar atë kohë si momenti, habitati dhe koha e duhur për një vendim të tillë, pasi ishte edhe një nga ndër brezat e parë i diplomuar si informaticien dhe në një moment kur sistemi i mëparshëm po degjeneronte. Ai thekson se në Shqipëri sot mungon ndarja sipas vlerave (by merits). Ai tregon aftësitë e tij të mira sipërmarrëse duke punuar gjatë kohës së pushimeve të shkollës punë te ndryshme që në moshën 13-vjecare.

Në vitin 1992 ai diplomohet në Universitetin e Tiranës në Degën Informatikë. Me energjinë dhe zgjuarsinë që e karakterizonte, themeloi një vit më vone kompaninë e tij të parë CCS. Në pyetjen vijuese për produktin e parë, klintelën e parë dhe si arriti të menaxhonte kompaninë e tij, Genci na jep një këshillë: Në qoftë se nuk di të buzëqeshësh (jo të qeshësh) atëherë mos hap dyqan. Pra, komunikimi dhe përgjegjshmëria ndaj klientit ështe vërtet e rëndësishme për të pasur sukses. Ai tregon edhe për suksesin që arriti me hapjen e kurseve, me vetëm katër kompjutera. Partnerët e tij të parë ishin shokët e tij të dhomës pasi kërkesa për kurse ishte shume e madhe. Ai nënvizon se ndershmëria në një biznes është celësi për të pasur një klientelë të qëndrueshme.

Në moshën 25-vjecare ai arrin të firmosë një kontratë si partner i një marke të mirënjohur ndërkombëtare. CCS ka pasur në fokusim përgjithësisht pajisjet (hardware). Në vitin 2007 themelohet kompania Tetra Solutions me fokusim kryesisht programet (software) dhe integrimin e sistemeve. Të dyja kompanitë CCS dhe Tetra Solutions janë si dy motra, por ofrojnë shërbime të ndryshme. Tetra merret me zgjidhjen e nevojave të klientit, është një kompani e cila tregon pjekurinë e themeluesve dhe një fond të konsiderueshëm. Genci thotë që dallimi kryesor ndërmjet dy kompanive, CCS dhe Tetra Solution, ështe se tek CCS nuk lejohej të bëhej qoftë edhe gabimi më i vogël për shkak të kushteve që ndodheshin në vitet e krijimit të saj, ndërsa tek Tetra Solutions kishte “privilegjin të bënte gabime të vogla, jo faje” dhe sërish të qëndronte në treg. Fondet për marketingun, trajnimet e ndryshme të punonjësve nuk kanë munguar në të dyja kompanitë dhe sot ata zënë një vend të qëndrueshëm në treg. Ai flet gjithashtu edhe për kompanië CCS Office dhe kompaninë e tij të katërt GDI Albania. Të katër këto kompani ai i përkufizon si katër fëmijët e tij për të cilët kujdeset që të rriten shëndetshëm dhe me maturi. Përsa i përket dështimit, ai e përkufizon si një formë të mësuari dhe një dështim konkret që ai ka kaluar ështe hapja e një dyqani pajisjesh konsumi elektronike, por pa llogaritur mirë kundërshtarët e tjerë të cilët ishin në treg dhe që operonin me mënyra jo të ndershme. Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit (TIK) ështe pjesë e zhvillimit të së tërës dhe kjo ështe sfida e këtij sektori sipas Gencit. Gjithashtu, edhe ikja e njerëzve të aftë jashtë shtetit shfaqet si problem. Hobi i tij ishte të merret me gjimnastike dhe qitje.

Duke shprehur shqetësimin për sistemin tonë akoma në një post-tranzicion të stërgjatur, ai fton audiencën me një ton të përzemërt për ndryshim. Duke bërë një paralelizëm figurativ të sipërmarrjes me peshkimin dhe daljen në det të hapur (ndryshimi i motit, rreziqe të ndyshme, etj), Genci  thekson se sa e vështirë është sipërmarrja. Sipërmarrësit të cilët veprojnë në konkurrencë jo të barabartë në treg i krahason me peshkatarët të cilët hedhin dinamit në det dhe nga kjo dalin probleme si: shkatërrimi i ekosistemit, cilësia e keqe e produktit, risku për dëmtimin e vetëvetes; një krahasim vërtet domethënës për sipërmarrësit në dukje të fuqishëm dhe të fortë. Përsa i përket ndryshimit të një kompanie nga një kompani e vogël në kompani që gjenerojnë rreth pesë milion euro në vit, Genci flet për vështirësitë që hasen dhe e lidh këtë me ëndrrën dhe dëshirën për të arritur atë cka vërtet ke pasion duke kërkuar dhe zhvilluar ndërtimin e standarteve dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve të besueshëm dhe e gjitha varet tek struktura që ke ndërtuar.

Për sfidat e startup-eve për krijimin dhe mbajtjen e një stafi të kualifikuar, Genci rekomandon krijimin e një marrëdhënie motivimi duke mbajtur sipërmarrësit risk më të lartë. Suksesi për Gencin ishte adrenalinë. Pyetjes se ku e shihte veten pas pesë vjetësh Genci u përgjigj që kompania e tij të bëhej një kompani ndërkomëtare në vëndet ku ka shumë për të bërë dhe thekson se pse mos të jenë shqiptarët pjesë e këtij ndryshimi.

Videon e plotë të aktivitetit mund të ndiqni në linkun e mëposhtëm: