Histori suksesi: Startup-i Dentem tashmë pjesë e ABC Accelerator

12074633_823708821076871_6835714476260641529_n

Startup Grind Tirana mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në rritjen
dhe zhvillimin e komunitetit të sipërmarrjeve dhe sipërmarrësve të rinj

Skuadra e startup-it shqiptar Dentem sapo janë bërë pjesë e një nga programeve më të famshme të
akselerimit të startup-eve në Europë, ABC Accelerator, sot është dita e parë e punës për skuadrën e Dentem
në Lubjanë. Startup-i Dentem po mundohet të krijojë një platformë që do të lehtësojë menaxhimin e të dhënave
të klinikave dentare dhe do të ofrojë mundësinë që këto klinika të ofrojnë shërbime online për klientët e tyre, duke
lehtësuar kështu komunikimin ndërmjet dentistit dhe pacientit.
12112479_524676224376112_5038567032734254203_n
Dentem ishte startup-i që prezantoi platformën dhe qëllimin e tij në aktivitetin e Startup Grind Tirana në muajin
Shtator, ku i ftuar kryesor ishte biznesmeni Avni Ponari (CEO i Sigal UNIQA AUSTRIA GROUP). 
NË FOTO: Skuadra e Dentem duke prezantuar platformën e tyre përpara Avni Ponarit, i ftuari kryesor në
Startup Grind Tirana për muajin Shtator.
12027749_822282851219468_8497942378151808951_n

Startup Grind Tirana u jep mundësinë startup-eve të reja çdo muaj që të prezantojnë idetë dhe produktet e tyre me
komunitetin e sipërmarrësve të rinj. Në kuadër të promovimit dhe mbështetje të të rinjve sipërmarrës, me 7 Shtator
Startup Grind Tirana organizoi seancën informuese nga ABC Accelerator, të cilët vizituan Tiranën për herë të
parë dhe prezantuan mundësitë për startup-et shqiptare. Sipas CEOs së ABC Accelerator i cili ishte i pranishëm në
aktivitet, ABC ka në dispozicion një fond prej 1 milionë euro për të investuar në startup-e shqiptare, prandaj
mundësitë që një startup shqiptar të marrë pjesë dhe të dalë në tregun ndërkombëtar janë të mëdha. ABC
Accelerator është një kampus i madh në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, i cili vizitohet nga 21 milionë sipërmarrës
të rinj dhe vizitorë kureshtarë në vit. Në Tiranë, CEO dhe një nga mentorët e ABC prezantuan programin Smart
Living & Health, pjesë e të cilit është tashmë Dentem.

11960097_1485051385144584_1502009963979398691_n
Sartup Grind Tirana së fundmi ka paraqitur edhe një mundësi tjetër për sipërmarrësit e rinj, aplikimin për të marrë
pjesë në konferencën globale të Startup Grind në Silicon Valley, ku do të jenë të pranishëm mbi 200 investitorë
ëngjëj. Nëse doni të prezantoni idetë tuaja në aktivitetet tona, na kontaktoni (startupgrind.al – Contact)