Principet për krijimin e një komuniteti për startups

Ky është një ekstrakt i marrë nga libri StartupAmsterdam, i cili shpjegon koncepte kyçe si startup, apo ekosistem startup-esh dhe tregon 4 prinicipet për krijimin e një komuniteti startup-esh në një qytet. Sipas autorit Brad Feld, një qyteti i duhen 20 vite për krijimin e një komuniteti funksional mbi startup-et.

Çfarë është një startup?

Startup-et shpesh përmenden si fillesa, biznese të vogla që njohin një zhvillim të shpejtë apo sipërmarrës. Gjithsesi, një startup është në të vërtetë një kategori specifike e grupeve të lartpërmendura. Përkufizimi që mund të përdoret për termin “startup” është: “Një startup është një organizatë e krijuar për të kërkuar modele biznesi të shkallëzuara dhe të përsëritshme.” Përkufizimi e ka origjinën në Silicon Valley, ku biznese të panumërta janë shndërruar në kompani të mëdha vitet e fundit. Skuadrat e startup-eve hetojnë për mënyrat sesi të prezantojnë produktin e tyre në një stad ndërkombëtar.

Një skuadër startup-i fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve për probleme universale, në krijimin e një bote më të mirë për të jetuar. Skuadra do të jetë në kërkim të zgjidhjeve derisa të jetë shndërruar në kompani, duke krijuar kështu aq shumë vlerë aq sa fitimet prej EUR 100 milionë të jenë një perspektivë reale. Ata nuk do të përpiqen për më pak. Dhe është ky kërkim i vazhdueshëm dhe përmirësim konstant i modeleve të biznesit të këtyre startup-eve që përkufizon mendësinë dhe qasjen e ekosistemit brenda të cilit ata operojnë.

Çfarë është një ekosistem startup-esh?

Një ekosistem startup-esh përbëhet nga startup-e dhe një linjë organizatash, të cilat ndërveprojnë me qëllim krijimin e startup-eve të reja dhe u japin mundësi atyre të zhvillohen. Organizatat mund të ndahen në disa kategori: 1) Universitetet, 2) organizata që ofrojnë mbështetje si inkubatorë, akseleratorë dhe hapësira bashkë-pune (co-working), 3)investitorë, 4) kompani ndërkombëtare, 5) ofruesit e shërbimeve, 6)organizata kërkimore. Çdo organizatë është e fokusuar në një aspekt specifik të ekosistemit apo ofron asistencë për një startup në një fazë të caktuar të zhvillimit të tij.

Principet për zhvillimin e një komuniteti mbi startup-et në një qytet

Në librin e vlerësuar “Startup Communities, Starting an Entrepreneurial Ecosystem in Your City”, sipërmarrësi Brad Feld e përkufizon një sistem sipërmarrjesh të reja dhe shpjegon sesi një qytet mund të krijojë një sistem të tillë. Brad Feld nënvizon katër principe kryesore:

1 – Në sistem të përfshihen dy lloje individësh: liderët (sipërmarrësit) dhe furnizuesit (individë që mbështesin startup-et të tilla si agjensi qeveritare, themelues kompanish, ofrues shërbimesh). Ndërkohë që “furnizuesit” janë fabrika e vërtetë e komunitetit, sipërmarrësit duhet të kryesojnë sistemin.
2 – Një vizion afatgjatë dhe përkushtim për të ndërtuar këtë komunitet. Të paktën 20 vite.
3 – Një filozofi përfshirjeje që mirëprek këdo që shfaq interes, jo vetëm sipërmarrësit.
4 – Aktivitete të pavarura që angazhojnë të gjithë komunitetin për t’ju ardhur në ndihmë startup-eve të ecin përpara.

Foto: Pixabay