Trajnim ‘Android 101′ nga Garazh: 4 Nëntor 2015

Tiranë, (04 Nëntor 2015) – Këtë javë Garazh vjen me një trajnim shumë interesant, Android 101.

Është e vërtetë që shumë aplikacione në Shqipëri prodhohen për Android në fillim. Ekperienca e parë e shumë programues app-esh në Shqipëri gjithashtu është me një aplikacion në Android. Pikërisht për këtë arsye Garazh do të organizojë këtë trajnim ku Erjon Çuni do të shpjegojë si të fillojmë të kodojmë për të krijuar aplikacione në Android.

Trajnimi do të përfshijë ndërtimin e një app-i nga konceptimi i idesë:

  • Gjërat që duhen patur parasysh,
  • Cilat janë hapat e parë për zhvillimin e një app-i,
  • Demostrim i tyre,
  • Ndërtimi i mockup me laps,
  • Hedhja në një mockup dixhital,
  • Ndërtimi i appit në kohë reale në event,
  • Publikimi i tij në Google Market,
  • Këshillat për reklamimin e produktit dhe mirëmbajtjen e tij.

Edhe nëse nuk keni një projekt në mend, ky takim gjithësesi mbetet investim për ju. Të mërkurën, datë 04 nëntor ora 18.00 në Innovation Hub, Godina e Inovacionit kati i tretë ejani të mësoni të kodoni Android nga Erjon Çuni. Hyrja është falas por një regjistrim paraprak në këtë adresë është i nevojshëm.

Themeluar në 2015, Garazh është një organizim i ri dhe inovativ i ngritur me qëllim të ofrojë mbështetjen e komunitetit shqiptar të startup, IT si dhe entuziastë vetë sipërmarrjes inovatore. Aktualisht Garazh është i fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizimin e ideve duke mbështetur komunitetin dhe biznesin e krijuar nga komuniteti. Ky takim vjen pas seminareve të sukseshshme me themeluesin e 123.al, Laidi Ferruni mbi fillimin e një biznesi online dhe bashkëbisedimit me ekspertet e shitjeve online të Kaymu.al, Megatek, Dyqan Taxi dhe Ebuy.al.

Faqja e eventit
Biletat Falas
Garazh
Garazh në Facebook
Garazh në Linkedin